Presidenti

Thaçi: Përgjigjuni pozitivisht ftesave të Gjykatës Speciale

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën e fundvitit me gazetarë, ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila ka filluar të thërrasë në intervistë disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Presidenti Thaçi tha se vetë ka punuar që Kuvendi ta marrë vendimin për themelimin e kësaj Gjykate pasi që Kosova, siç tha ai, nuk ka çfarë të fshehë.

Ai tutje u bëri thirrje bashkëluftëtarëve që ftohet në intervistim që t’u përgjigjen pozitivisht ftesave.

“Politika nuk duhet të humbë kohë sa i përket zhvillimeve te Gjykatës Speciale. E mbështes vendimin e Kuvendit te Kosovës, kam punuar që Kuvendi ta merr këtë vendim. Nuk kemi çfarë të fshehim. Lufta ka qenë e pastër, UÇK është e pastër.

Mesazhi im është që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave”, tha në mes tjerash presidenti Thaçi.

Deri më tani për t’u intervistuar janë ftuar disa pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë këtu Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën, të njohur si Komandant Remi.