I pari i shtetit

Thaçi për VV’në: Kanë qenë gjithmonë në anën e gabuar të historisë, thika mbi harta nuk ka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV ka qenë gjithmonë në anën e gabuar të historisë, ndërsa ka shtuar se në takimin në Uashington nuk ka pasur thika mbi harta dhe për këtë ata duhet të kërkojnë falje.

“Thika mbi harta nuk ka pasur kurrë në hartën e Kosovës as në Bruksel as në SHBA. SHBA dhe be janë të fokusuar për konsolidim të shtetësisë të Kosovës, ëpr zhvillim ekonomik që është garancë për stabilitetin ekonomik. Ata që kanë folur për thika duhet t’i kërkojnë falje opinionit publik dhe popullit të Kosovës që i kanë dhënë shumë panik qytetarëve”, tha ai.

“Unë nuk dëshiroj që të hyjë në pretendime të zyrtarëve të kësaj partie apo partie tjetër. Unë kam qenë në anën e drejtë të historisë edhe në Rambuje e të tjera, ndërsa zotërinjtë në fjalë e kanë quajtur okupim ndërsa pavarësinë si nënshtrim. Nuk kanë besuar që Kosova do të bëhet e pavarur dhe sovrane, këta jo ndërsa pati edhe viktima nga protesta e reagimet e tyre. I humbëm edhe vizat nga reagimet e tyre joshtetërore. Të flitet që do të ketë thika në Uashington është një opinion shumë i gabuar, i paqëndrueshëm dhe i dëmshëm për shtetin e Kosovës”, shtoi Presidenti i Kosovës.