Thaçi për Rexhë Krasniqin: Pikëlluese vdekja e mikut tim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e veprimtarit dhe veteranit të UÇK’së, Rexhë Krasniqi, shkruan ballkani.info

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Krasniqit.

Postimi i plotë:

Pikëlluese ishte vdekja e mikut tim, Rexhë Krasniqi. Ai ishte veprimtar i hershëm në Lëvizjen Kombëtare, në aksionin për pajtimin e gjaqeve dhe ishte një ndër themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve. Rexha ishte edhe luftëtar i lirisë dhe veteran i UÇK-së. Ngushëllime familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij.