Thaçi për Kurtin: Kryeministër më të dobët dhe më të paditur s’ka pasur ky vend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka sulmuar kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, në natën e së mërkurës.

Thaçi ka vlerësuar se Kosova asnjëherë në historinë e saj s’ka pasur shef më të keq të ekzekutivit.

“Kryeministër më të dobët dhe më të paditur s’ka pasur ky vend”, është shprehur Thaçi në Rtv Dukagjini.

Thaçi ka folur edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit.

Sipas Thaçit, askund në botë kryeministri nuk organizon protesta kundër institucioneve në të cilat është vetë brenda.

Presidenti gjithashtu ka deklaruar se Kurti, si dhe ministrat e tij, Albulena Haxhiu e Arben Vitia, duhet të përballen me drejtësinë.