Thaçi për Independent: Duam kufijtë e hapur brenda BE-së, pa Britaninë Evropa s’është e njëjtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen britanike “The Independent”, ka folur për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për perspektiven evropiane, si dhe tema tjera.

Ai ka thënë se Kosova dëshiron ta shoh Britaninë e Madhe brenda Bashkimit Evropian. “Bashkimi Evropian nuk do të jetë i njëjte pa Britaninë e Madhe”, ka thënë ai.

Sipas tij, ne nuk mund të vazhdojmë të pretendojmë se asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë nuk po ndodh, kjo është një gjë shumë e madhe.

“Pa Britaninë, Bashkimi Evropian do të humbasë shumë substancë. Nuk është një situatë e mirë, për BE-në apo për ne në Kosovë”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se e ardhmja e Kosovës pa dyshim është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Si Kosovë ne do të bëjmë të gjitha detyrat tona, të meritojmë të jemi anëtarë të NATO-s dhe anëtar të BE-së. Ne duam që përfundimisht të shohim kufijtë e hapur brenda BE, me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, kudo në rajon. Lidhur me NATO-n, mendoj se po flasim për një kornizë kohore prej pesë deri në 10 vjet, ose ndoshta edhe më pak, për t’u bashkuar “, ka thënë ai.

Pas pak ne do të publikojmë shkrimin e plotë.