Presidenti

Thaçi: Për çdo veteran të UÇK-së, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë

Vetëm një ditë na ndan nga fundi i vitit 2018, e pikërisht sot shënohet edhe Dita e Veteranit.

Presidenti Hashim Thaçi, si pjesëtarë i luftës së fundit i kushtoi një status kësaj dite.

“Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare” ka shkruar Thaçi.