Thaçi për aksidentin në Gjilan: Ngjarje shumë e hidhur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e qytetarit që humbi jetën në aksidentin e sotëm tragjik në Gjilan.

Ai në një postim në Facebook iu ka dëshiruar shërim të shpejt edhe të lënduarve të aksidenti.

“Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”.

“Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, ka shkruar ai në Facebook.