Sebastin Kurz

Thaçi pas takimit me Kurz: Jemi për marrëveshje reciproke me Serbinë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kancelarin austriak, Sebastin Kurz.

Thaçi përmendi normalizimin që Kosova po kërkon ta ketë me Serbinë.

“Po mundohemi maksimalisht të ndërtojmë raporte korrekte me Serbinë. Por Serbia fatkeqësisht ende se ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne mbesim thellësisht të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Jam i bindur se marrëveshja dhe njohja reciproke do të sjellë paqe mes dy vendeve tona”, është shprehur ai.