Thaçi pas hapjes së negociatave me Shqipërinë: BE po bën gabim strategjik kundër Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi thotë se përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore.

Sipas tij, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

“Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë