Presidenti

Thaçi para ushtarëve: Populli krijoi ushtri para se ta kishte edhe lirinë e shtetin

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë do të kenë mandat të ri, mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, si ushtri e Kosovës.

“Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke kontribuar edhe në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.