Ditën e sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit.

Pas homazheve, Thaçi ka folur për media rreth takimit të sotëm me krerët e shtetit dhe ambasadorin amerikan.

Ai ka thënë se këto takime janë të rregullta dhe normale për t’u koordinuar në veprimet e mëtutjeshme.

Tutje, Thaçi ka përmendur edhe njëherë miqësinë e Kosovës me SHBA-në, duke thënë se nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet.

“Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-së dhe nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës dhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës, as sot as në të ardhmën”, ka thënë Thaçi, raporton Ballkani.info.