Thaçi nostalgjik, UÇK-në e mban edhe në celularin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se nuk e ka harruar aktivitetin e tij sa ishte pjesë e UÇK-së.

Ai ishte njëri nga themeluesit e ushtrisë çlirimtare dhe drejtues i saj si përfaqësues politik e më pas edhe drejtues i delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe Paris.

Në një foto të postuar në instagram nga biri i presidentit, Endriti, Thaçi shihet duke folur në telefon, ndërsa në pjesën e pasme të celularit e ka stemën e UÇK-së, shkruan Ballkani.info.

Në këtë foto, Thaçi po ashtu shihet i relaksuar duke shikuar televizor, pasi asfër i ka dy pilota të tv-së. /Ballkani.info/