Thaçi ngushëllon familjen Shabani

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Shabani për vdekjen e hershme të ish-kryetarit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ish-kryetarin dhe bashkëthemeluesin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, ka shkruar Thaçi.

loading…