Thaçi ngushëllon familjarët e viktimave nga aksidenti në Maqedoni

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit për tragjedinë që ndodhi sot në autostradën Shkup-Tetovë.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, u ka shprehur ngushëllime edhe institucioneve dhe tërë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”.

“Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.