Thaçi: Nga Merkel pres ta bind Vuçiqin që ta njoh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se taksa është e drejt e ligjshme dhe nëse Serbia vazhdon me politikën e saj kundër Kosovës, shteti ynë veç sa do t’i ashpërsojë këtë masa.

Pas këtij takimi, Thaçi ka thënë se ka ritheksuar kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.“Ne i kemi plotësuar kriteret, është një padrejtësi që i bëhet Kosovës.

Unë shpresoj që Merkel dhe Makron do të japin një lajm të mirë për vizat, por nëse kjo nuk ndodhë do të jetë një zhgënjim për samitin”, tha ai.

Thaçi ishte në takim bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, por jo edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka kritikuar Mogerinin, disa herë.