Thaçi nga Gllogjani në darkë me Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun

Përvjetori i njëzetë i bombardimeve të NATO-s bëri bashkë edhe njëherë ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Sylejman Selimin e Sami Lushtakun, teksa në një odë diku në Kosovë kanë shtruar sofrën.

Me fli, çaj e speca, siç duket ish-komandatët e UÇK-së kanë vendosur ta festojnë 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Fotografitë nuk dihet se ku janë shkrepur.

Paraprakisht sot gjatë ditës, Thaçi ka qenë në Gllogjan në shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”. /Ballkani.info/