Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në një darkë joformale në Bruksel, e të cilën për liderët e Ballkanit Perëndimor e ka organizuar kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë që gjatë këtij takimi do të kërkojë nga BE-ja që të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e ri të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimin e BE-së, përmes anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

“Në këtë takim do të kërkoj edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.