Thaçi në SHBA flet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka udhëtuar për në SHBA, gjatë ditës së sotme do të flasë për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’, ka paralajmëruar se sot do të jetë pjesë e forumit në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington DC.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ka bërë të ditur se në këtë forum do të flas për angazhimin e Kosovës për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.