Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që në Samitin e Zagrebit do të theksojë nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë që çështja tjetër për të cilën do të diskutojë është pandemia e Covid 19.
“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur mepandeminë Covid-19”, ka shkruar Thaçi.







