Thaçi në Prizren, pa maskë pi çaj me të moshuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me qytetarët e vendit.

Ai sot ka qëndruar në Prizren, ku është parë duke pirë çaj me disa qytetarë.

“Çajin e pasdites në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Krenar me Prizrenin!”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Megjithatë, ajo që bie sy në këtë takim është se kreu i vendit nuk mban maskë mbrojtëse kundër koronavirusit.