Thaçi: Në Mynih do të flasë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Thaçi tha se kjo konferencë këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare.

“Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese.

“Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan më tej Thaçi.