Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në forumin ‘GlobSec 2019’ në Bratislavë.
I pranishëm në këtë forum është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në fjalën e tij ka theksuar se shtetet e botës janë ndarë në dysh, në ato që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe ato që e kundërshtojnë atë.
“Aktualisht, i gjithë territori i Kosovës është pjesë e Serbisë bazuar në kushtetutën tonë”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Në anën tjetër, Thaçi ka thënë se Kosova tashmë është një shtet i pavarur, ndërsa ka theksuar se dialogu nuk vazhdon nëse palët vendosin kushte, duke iu referuar kështu Serbisë.
“Në Kosovë të gjithë mbështesin arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, normalisht ka edhe pikëpamje të ndryshme ashtu siç ka edhe në Serbi. Dua të theksoj edhe njëherë, nuk do të ketë kufij në vija etnike”, ka thënë Thaçi, përcjell Ballkani.info.
Në fund, panelisti iu ka drejtuar Vuçiqit duke i thënë se nuk mund të përparojnë nëse ai flet për gjëra që kanë ndodhur në vitin 2006 dhe nuk flet se çfarë mundësi ka në vitin 2019. /Ballkani.info







