Thaçi në darkën e shtruar, nga Mogherini, me liderët e vendeve të rajonit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar opinionin se mbrëmë ka qenë mysafir në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e BE- së Federica Mogherini bashkë me liderë të vendeve të tjera në rajon.

“Mbrëmë mora pjesë në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja BE-së, Federica Mogherini, së bashku me liderë të vendeve të tjera të rajon. Në këtë takim u rikonfirmua edhe një herë përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet, për zhvillimin e integrim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar presidenti i vendit.

loading…