President i vendit, Hashim Thaçi ka biseduar me të dërguarin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak.

Thaçi nga Brukseli ka “cicëruar” në rrjetin social Tëitter, duke treguar se Lajcak do ta ketë mbështetjen e tij, për të përmbyllur marrëveshjen finale mes shtetit tonë dhe atij fqinj, shkruan Ballkani.info

Se Thaci mund të ishte factor kyç në përfundimin e dialogut, e tha pak ditë më parë sllovaku Lajcak, e pikërisht pas kësaj “kërkese”, presidenti i Kosovës është shprehur pozitivisht ta mbështes atë./Ballkani.info/