Dje në Gllogjan është shënuar 21 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”. Në këtë manisfestim kanë marrë pjesë liderët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Po ashtu pjesëmarrës kanë qenë edhe personalitete të shumta nga vendi dhe rajoni, kryesisht përfaqësues të shqiptarëve.
Pas shumë kohësh dhe pas tensioneve në publik, Thaçi dhe Haradinaj janë parë se bashku dhe të relaksuar dje në Gllogjan, shkruan Ballkani.info.

Pas manifestimit, Thaçi është ngjitur në kullën e Haradinajve ku ka drekuar me pjesëmarrësit. Ai është ulur afër Rifat Jasharit dhe Sylejman Selimit.
Sofrat kanë qenë të mbushura me ushqime tradicionale. /Ballkani.info/







