Thaçi: Ndeshje e mrekullueshme ndërmjet Kosovës dhe Islandës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Islandës në basketboll e ka cilësuar si të mrekullueshme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi e ka thënë se kjo është një fitore e jashtëzakonshme e Kosovës në rrugëtimin e gjatë drejt kualifikimit.

Kosova e ka nisur me fitore parakulifikuesen për Kampionatin Botëror, pasi para tifozëve të vet ka mposhtur me rezultat të ngushtë 80:78 Islandën.