Thaçi, Mustafa e Haradinaj s’do të dëshmojnë për rastin e “Veteranëve”

Ndonëse fillimisht ishte propozuar që Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj të dëshmojnë për rastin e “Veteranëve”, kjo s’do të ndodhë.

Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit Fadil Shurdhaj që si dëshmitar në rastin e “Veteranëve” të dëgjohen presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton KTV.

Nushe Mekaj kryetare e trupit gjykues nuk ka dhënë arsyet e këtij refuzimi derisa ka kërkuar nga të akuzuarit e tjerë qe të ofrojnë adresat e dëshmitarëve te propozuar nga ana e tyre.

Avokati i të akuzuarit Fadil Shurdhaj, Skender Musa kishte thënë se Thaçi do të ftohej si ish drejtor i përgjithshëm i UÇK-së.