Presidenti

Thaçi mirëpret ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka përshëndetur vendimin e fundit të Parlamentit të Greqisë nga i cili deputetët grekë votuan sot pro Marrëveshjes së Prespës.

Përmes llogarisë së tij në twitter, presidenti Thaçi ka thënë se kjo është një shtytje e fortë për të përmbyllur të gjitha çështjet e hapura në vendet e Ballkanit.

”Urime për deputetët e Greqisë, për Kryeministrin Tsipras, për të treguar vizionin dhe guximin dhe votimin e Marrëveshjes së Prespës. Ky është një lajm i mirëpritur për të gjithë rajonin dhe një shtytje e fortë për përpjekjet për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura midis vendeve të Ballkanit”.