Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka marrë ftesë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet ftesës nëse një e tillë do të nisej në adresë të tij.

Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar lajmin e publikuar në mediet serbe se javë më parë ai është intervistuar nga Gjykata Speciale. Lajmi i tillë, i botuar në ‘Novosti’ bazuar në burime diplomatike, është quajtur ‘shpifje’ nga i pari i Kosovës.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe”, shkruan Thaçi në Facebook.

Po Thaçi, është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet një ftesë të mundshme të kësaj Gjykate.

“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, shtoi ai.

Ai e ka quajtur të dinjitetshme luftën e UÇK’së.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”, tha Thaçi.

Danas, e cila është ndër mediat e rralla serbe që nuk është vegël e Aleksander Vuçiqit, raportoi, bazuar në burime diplomatike se javë më parë është intervistuar nga Gjykata Speciale presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Sipas kësaj gazete Thaçi ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Tribunalin e Hagës.