Pas takimit të ftuar nga kryeparlamentari Veseli, ku morrën pjesë ambasadorët e QUINT-it, kryeministri Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit mbajti edhe një konferencë për media.

I pyetur rreth koordinimit që do të ketë me delegacionin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi ka thënë se kanë raporte shumë të mira me grupin negociator, duke e kthyer në humor këtë situatë.

“Ne jemi dakorduar me anëtarët e delegacionit shtetëror që më datën 8 janar, ata të shkojnë në Bruksel ndërsa unë në Brezovicë në skijim” ka thënë Thaçi, përcjell Ballkani.info. /Ballkani.info/