Thaçi mban konferencë për media

Presidenti Hashim Thaçi do të mbajë sot konferencë për media.

Siç njofton Presidenca, konferenca do të mbahet në orën 10:30 në hapësirën në hyrje të këtij institucioni.

Thaçi mbrëmë e ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të tij për mandatimin e Avdullah Hotit.

Ai tha se ka qenë i bindur që çdo hap e ka merrë në përputhje me Kushtetutën.