Thaçi kujton Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vrasjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vrasjes së tij.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Hasan Prishtina ishte ideator i platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë së trojeve shqiptare më 1912.

“Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912.

Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”, ka shkruar Thaçi.

loading…