Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas fitores së xhudistes Nora Gjakova në Gjeorgji, ka shkruar se sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë.
“Kosova e artë edhe në Tbilis të Gjeorgjisë. Nora Gjakova e siguroj Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë”, ka shkruar ai.







