Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, kërkon raportim në Kuvend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka konfirmuar takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.

SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH