Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media pas takimit të djeshëm në Samitin e Zagrebit.

Ai ka thënë se ka bërë thirrje që shtetet anëtare të BE-së ta çojnë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kosova si shteti më proevropian meriton trajtimin më të shpëjt, të ëprgjegshmë dhe vendimmarrës nga ana e BE, në vecanti sa i përket nevojës dhe meritës për qytetarët dhe institucionet e vendit, pra vendimin për liberalizimin e vzave sepse kjo vonesë vetëm zbehë autoitetin dhe ebsimin e Ksoovës në venimmarrjen ën Bruksel. Prandaj kam bërë thirrje se shettet e BE duhet të lëvizin përpara më shpejt në këtë çështje. Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”.

Ai tha se është diskutuar edhe mbi pandeminë COVID 19, për çka ka prezantuar gjendjen në Kosovë.

“Pothuajse të gjithë liderët pa dallim kanë folur për rëndësinë e vazhidmit të luftës kudnër pandemisë duke shprehur ngushëllime për vitkimat, prandaj prezantova realitetin e krijuar në Kosovë që falë IKSHPK dhe mjekëve kemi numër të vogël vitkimash. Fokusi mbetet edhe sot dhe në vijim në ruajtjn e shëndetit të qytetarëve tanë, me theks të vecantë prioriteti për ringjalljen e ekonomisë”.

“Përkundër pandemisë, Kosova mbetet i fokususar në prioritetet e saj, në vecanti funksionimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e sundimit të ligjit”.