Thaçi kërcënon hapur dhe ashpër BE-në: Ose hapni dyert për ne ose bashkohemi me Shqipërinë

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën për këshillat e dhëna.

Ndër të tjerash, Thaçi ka thënë se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, ashtu siç Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë nëse Bashkimi Evropian nuk i hap dyert për ne, përcjell Ballkani.info.

Presidenti ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës në territorin e Kosovës.

Ai e ka shprehur hapur, se nëse BE-ja nuk i hap dyert për Kosovës, atëherë do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkimin me Shqipërinë. /Ballkani.info

Postimi i plotë: