Thaçi: Kërcënimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as zgjidhje

Analisti Jusuf Thaçi, ka reaguar pas kërcënimeve që ka bërë shteti ndaj grevistëve.

Përmes një statusi në Facebook ai ka shkruar se kërcënimet e ndëshkimet, nuk janë as e drejtë e as zgjidhje.

Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë me rritjen e pagave në sektorin publik.

“Kosto e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm kohëve të fundit. Prandaj Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’i rrisë pagat në sektorin publik së paku deri në nivelin sa rritja e pagës ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës. Derisa kjo rritje e pagave të bëhet me ligjin përkatës që është në procedurë e sipër, Qeveria duhet të gjej gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik për të siguruar kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik. Në rrethanat aktuale, kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje”, shkruan ai.