Thaçi: KEK-u arriti të pamundurën

Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur atë që askush nuk e ka pritur në dhjetë vjetët e fundit.

“Sa i përket KEK-ut, ndihem shumë i lumtur që në 10 vjetët e fundit me një strategji efikase dhe me një përkushtim shumë të madh kemi arritur, thuajse atë që ka qenë e pamundur, duke lluar në stabilitetin e njësive gjeneruese, mihjeve të reja, prodhimin e qymyrit e deri në përmirësimin e ambientit të cilin e kemi trashëguar në gjendjen më alarmante sa i përket ndotjes së tokës dhe ajarit. Për ma shumë se kaq, kemi arritur ta kthejmë Korporatën nga një barrë e buxhetit të shtetit në një kontribuues dhe të garantojmë siguri e furnizim me energji elektrike për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ai këtë arritje e konsideron të jetë falë menaxhimit të mirë dhe përkushtimit të punëtorëve dhe inxhinierëve profesionalë, shkruan gazeta “inFokus”.

“E gjithë kjo falë menaxhimit të mirë, përkushtimit të punëtorëve dhe veçanërisht inxhinierëve profesional të përkushtuar qe kanë arritur të mbajnë në gjendje optimale stabilimentet për prodhim me gjithë vjetërsinë e tyre”, ka thënë Thaçi.

Ai ka inkurajuar inxhinierët e rinj, që të shfrytëzojnë mundësit që të jenë pjesë e CIGRE-së, duke rritur e përmirësuar njohuritë dhe diapazonin e arritjeve inxhinierike në përgjithës.

loading…