Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se pagat nuk duhet të rriten me shantazhe, por me merita.

Sipas tij, ka shumë pabaparzi në paga, por me këtë qasje shteti mund të bllokohet.

Ky është shkrimi i Thaçit në Facebook:

Jo rritje por drejtësi ne paga

Të gjithë jemi mbështetës të rritjes se pagave për mësimdhënësit dhe kategoritë e tjera qe kanë hyrë ne grevë. Ata po i arsyetojnë kërkesat e tyre me argumentet e lartësisë se pagave që marrin punonjës të tjerë nga buxheti i shteti. Kush do që kërkon pagë me të lartë ka të drejt sepse ka padrejtësi në lartësinë e pagës, duke pasur paga jo meritore. Asnjë udhëheqës shtetëror nuk ka fuqi dhe nuk do të arrij ti ndal grevat qe kanë nisur dhe ato qe po paralajmërohen se do të fillojnë. Ne këtë situatë do humbin të gjithë, shteti dhe populli. Nisja e negociatave me grevistet dhe premtimet për rritje të njëanshme të pagave vetëm sa do ta thellojnë krizën.
Idetë e grupeve të caktuar se kanë fuqinë në numër apo se janë shumë të rëndësishëm për shoqërinë vetëm shpërfaqin apetitin për marrje përmes shantazhit. Arsimi me një armatë të madhe të punësuarish gjithmonë të veshur me rëndësinë vitale për shoqërinë, po e detyron qeverinë qe të negocioi për rritje pagash. Në anën tjetër shëndetësia me mos dhënie të shërbimeve po e frikëson masën me pasiguri. Të gjithë e ndjejmë frikën e sëmundjes dhe faktin qe nuk bën pa mjek. Nëse të gjithë veprojnë me ketë filozofi, atëherë të gjitha organet tjera të sigurisë përmes kushtëzimit dhe bojkotit mund të bëjnë presion mbi institucione për paga me të larta. Punonjësit e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë marrin paga me të ulta sesa ata të arsimit dhe shëndetësisë. Për nga kualifikimi arsimor të dyja palëve u rrinë karshi. Janë me tituj doktor të mjekësisë veterinare, mbrojtjes se bimëve dhe të higjienës. Për nga rëndësia, jo vetëm me arsimin dhe shëndetësi por me të gjitha institucionet e masim veten. Cilët do që mund të rrini pa ushqim jeni me të rëndësishëm se ne. Shteti nuk mund të qëndrojë me ketë qasje.
Paradokse apo republika brenda shtetit. Disa agjenci, kompani publike, ndërmarrje shoqërore dhe disa qe e proklamojnë veten të ‘’rëndësisë se veçante’’, po i caktojnë stafit rroga super të mëdha, pa arsyeshmeri. Në mungesë të ligjit këto organizata janë shndërruar në hambarë të rrogave. Udhëheqësit e tyre kanë rroga me të mëdha se presidenti, kryeministri, kryparlamentari. Shoferët, sigurimat, arkëtaret, pastrues e fotokopjues kanë paga me të mëdha se profesor universitar, mësues, kirurg, mjek, oficer e kolonel dhe inspektorët të të gjitha llojeve. Pastaj vazhdojmë me kryeshefat e kompanive të bërllokut pagë me të madhe se kryeshefi i ushqimit. Tri agjencitë qe punojnë ne kontroll të kufirit, me shumë paguhen ata qe e kontrollojnë sasinë, veç ka me numëruar, sesa inspektori doktor, qe vlerëson sigurinë e produkteve, mbi të cilat varet shëndeti dhe jeta e qytetareve.
Parat janë të sovranit e sovrani është populli. Disa po arsyetohen se gjenerojnë të hyra apo kanë punë me para. Doganat dhe Administrata Tatimore po u dashka me i pas rrogat me të larta. Banka qendrore dhe Trusti me marr sa te kanë qejf se parat janë aty. Nëse doni kështu Policia dhe Inspektoratet tjera, mund te marrin para sa te donë, i rrisin dënimet edhe taksat. Po ku do qofshin parat ato janë të popullit. Disa organizata kur kanë rritje të të hyrave i rrisin pagat plus thirren ne pavarësi të vetqëndrueshmerisë. Kur kanë rënie të hyrash i afrohen qeveris edhe ju tregojnë se edhe ata janë të shtetit, pagat nuk i ulin, a parat i kërkojnë nga buxheti. Ndërsa ne anën tjetër të punësuarit ne sektor publik nuk duhet të marrin paga shumë me të larta sesa sektori privat sepse rritet presioni për të kaluar ne sektor shtetëror ose njerëzit ikin nga vendi gjë e cila po ndodh.
Shtetin nuk duhet ta shohim si plaçkë. Grupe apo individ nuk guxojnë të sillen se kush mundet, le të marr sa me tepër. Shteti është i yni, e krijuam me sakrific, njerëzit dhanë jetën qe ne sot të kemi: siguri , liri barazi e drejtësi. Mos miratimi i ligjit për pagat i cili duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e të punësuarve brenda sektorit publik, ka shkaktuar një hendek të madh në lartësi të pagave. Kjo pabarazi dhe kjo padrejtësi ka shkaktuar pakënaqësi tek shumica e kategorive. Po të rritën pagat edhe me të larta se ne vendet e Bashkimit Evropian, nëse ka padrejtësi prapë do të ketë pakënaqësi, frustrim, greva, e protesta. Këta mësimdhënës qe sot janë ne grevë dikur na mësuan, pa rroga të varfër e të rrezikuar dhe asnjëherë nuk e bojkotuan punën, tani janë ne grevë për shkak se ndihen të pa barabartë të diskriminuar, të fyer karshi të tjerëve, ata po kërkojnë drejtësi. Pa marrë parasysh lartësinë e pagës qe merr, kur e din se tjetri për punën e njëjtë merr me shumë do të ndihesh jo mirë.

Vendosni drejtësi dhe paga meritore sepse qytetaret po ndjehen të diskriminuar.
Nëse doni vërtet greva, punonjësit e agjencisë se ushqimit kanë pagat me të ulta, e ndalim kontrollin e ushqimit edhe atëherë të gjithë jeni ne grevë.