Thaçi jep një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale

Analisti politik, Jusuf Thaçi ka dhënë një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, adresimi i Gjykatës Speciale në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do të ishte momenti ideal i zhbërjes së kësaj gjykate.

Thaçi është shprehur i bindur se vendimi do të kishte qenë në favor të zhbërjes së Gjykatës Speciale.

“Mundet me u adresu edhe një element tjetër që është Gjykata Speciale. Kish me qenë moment ideal që Gjykata Speciale me u adresu në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jam absolutisht i bindur që vendimi kish me qenë në favor të zhbërjes së kësaj gjykate. Nga do që ta shikosh Gjykatën Speciale, del që është cenim I madh I të drejtave të njeriut”, tha Thaçi në Pressing të T7.