Thaçi: Jemi të bekuar me miq të shumtë anekënd botës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Paris, ka takuar ish-kryeministrin e Kanadasë, Jean Chretien, ku ka thënë se Kanadaja ka qenë mbështetëse shumë e madhe e rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.

Thaçi ka thënë se Chretien, si politikan ishte rreshtuar shumë qartë në përkrahje të Kosovës edhe gjatë viteve të luftës.

“Ne jemi të bekuar me miq të shumtë anekënd botës”, ka shkruar ai.

loading…