Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar në 100 vjetorin e vdekjes Ismail Qemalin.
Ai ka thënë se Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar.
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaçi.







