Presidenti i vendit Hashim Thaçi do të intervistohet edhe sot nga prokurori special në Hagë.
Burime të “Klan Kosovës” marrin vesh se intervistimi i Thaçit do të nisë, ashtu sikur dje, në orën 13:00.
Gjatë ditës së djeshme Thaçi është intervistuar në Dhomat e Specializuara në Hagë për plot gjashtë orë.
Pas intervistimit ai ka folur shkurt, duke thënë se ka dëgjuar shkëmbime të teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve.
“Ishte çështje sqaruese teknike, në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër”.







