Thaçi ia ofron Australisë mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës për ndaljen e zjarreve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre dërguar guvernatorit dhe kryeministrit të Australisë, i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e FSK-së në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Thaçi ka thënë se Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta. Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira!”, ka shkruar Thaçi. /Ballkani.info/