Thaçi ia dhuron tri pikë të arta Prishtinës

Prishtina ka rrëmbyer tri pikë të arta në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Dritën.

Prishtina ka marrë tri pikë të arta në xhiron e 11-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Të besuarit e Armend Dallkut e kanë mposhtur 1-0 Dritën në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Goli i fitores dhe tri pikëve të arta për skuadrën nga kryeqyteti u shënuan në minutën e 82-të.

Ishte mbrojtësi i djathtë, Armend Thaci, ai që realizoi golin e triumfit, duke e dërguar Prishtinën në pozitën e katërt me 20 pikë, katër më pak se lideri, Gjilani.

loading…