Thaçi i shoqëruar me Sami Lushtakun në kullën e heronjve Kamer e Murat Loshi (FOTO)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ndihet krenarë me veprën e heronjve kombëtarë Kamer dhe Murat Loshi.

Përmes facebook, Thaçi këto komente i dha ndërsa ndau fotografi nga kulla e heronjve në Pemishte të Drenicës.

“Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës. Krenar me veprën dhe heroizmin e tyre! HTH”, përfundon ai.

Thaçi në fotografi shihet i shoqëruar edhe nga ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku.