Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve në ditët e fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se i trishte ishte lajmi edhe për vdekjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit, Adem Latifi.

Familjeve të viktimave ai u ka shprehur ngushëllime dhe ka thënë se lutet për shërim sa më të shpejt të të gjithë të infektuarve të tjerë.

Kujtojmë se numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka arritur në 236.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH