Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Paris, ku sonte ka marrë pjesë në koktejin e organizuar për zyrtarët e lartë nga e gjithë bota.

Thaçi se bashku me shefat e shteteve dhe të qeverive nga të gjitha anët e botës, ka marrë pjesë edhe në ekspozitën “Picaso: klatër dhe rozë” në Muzeun “Orsej”.

Në ekspozitë janë parë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti francez, Emanuel Macron, etj., shkruan Ballkani.info.

Më pas, është paraparë koktej për zyrtarët e lartë, ku Thaçi do ta ketë rastin të takohet më kolegët e tij, në mesin e të cilëve janë edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin.

Thaçi në këtë koktej është takuar fillimisht me presidentin francez, Emanuel Macron. /Ballkani.info/