Thaçi: Grenell erdhi për dialogun me Serbinë, jo për koalicionin qeverisës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell janë takuar për një darkë pune.

Me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar Grenell për marrëvshejen për linje ajrore mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Grenell ka bërë dicka që deri më tani askush nuk e ka bërë.

“Falënderova Grenell për ardhjen ne Kosovë për vizitën, dëshirojë të falënderoj për marrëveshjen e re që kemi arritur nën liderishipin e Grenel, atë për linje ajrore të Prishtinës- Beogradi, atë që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë po e bënë, Grenell”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka thënë se me Grenell po bisedojnë për dialogun me Serbin, dhe se ai nuk ardhur në Kosovë për çështje të brendshme.

“Natyrisht se unë kam nominur kandidatin për kryeministër, më kërkesën e tij, tash u mbetet partive politikë që të punojë dhe të gjejnë zgjidhjen. Ambasadori Grenell është i dërguari special për arritjen e marrëveshjes me Serbinë , dhe nuk është këtu për çështje të brendshme lokale, ne do të bisedojmë për dialogun. Kjo visit është jashtë agjendave të brendshme lokale”, ka thënë Thaçi.