Shënimi i ditës së përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris bëri bashkë liderët e gjithë botës.
Emrat më të rëndësishëm të politikës udhëheqëse në botë u bënë bashkë në të njëjtin vend.
Por jo të gjithë patën mundësi të ulen në vendet më të veçanta. Për dallim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte pikërisht i pari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili në këtë shënim u ul në binën A, në të cilën ishin ulur liderët shtetërorë dhe të organizatave më të fuqishme të botës.

Por jo vetëm kaq. Thaçi është ulur në afërsi të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron si dhe presidentit rus, Vladimir Putin edhe tani në ballë të Forumit të Paqes.

Afër Trumpit dhe Putinit, Vuçiq: Thaçi e kishte pozicionin më të mirë se të gjithë liderët e rajonit
Në Serbi assesi të pajtohen me faktin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e Parisit e kishte vendin më të mirë nga të gjithë liderët rajonalë.
Për pozitën e Thaçit afër presidentëve më të fuqishëm botërorë, si Trump e Putin, është deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili aty u pa i pozicionuar në pjesën inferiore të liderëve botërorë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar, me rastin e renditjes në ulëse të liderëve në Paris, se protokolli në atë rast assesi nuk e përcakton raportin e fuqive”, raportojnë mediat serbe.

Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton faktin se disa nga liderët rajonal kanë qenë në mesin e pesë shteteve më të fuqishme të botës, Vuçiq ka thënë se Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, e kishte pozicionin më të mirë nga të gjithë në rajon, transmeton Ballkani.info.
“Presidentja kroate ishte aty, mund ta kuptoj, sepse kjo ka lidhje me radhitjen sipas alfabetit”, ka thënë Vuçiq tutje.
Më pas ia ka folur me mllef për mbetjen jashtë liderëve kryesorë botërorë.

“Presidenti francez, Emanuel Macron do të vije në Beograd, dyshoj që do të shkojë edhe në Prishtinë. Presidenti i Rusisë do të vije në Beograd, kurse vështirë që ndonjëherë do të shkojë në Prishtinë. Angela Merkel sërish do të vije në Beograd, dhe nuk jam i sigurt nëse në të njëjtën kohë do të shkojë edhe në Prishtinë. Shihni nivelin e investimeve dhe të gjitha të tjerat”, është munduar të arsyetohet i mllefosur Vuçiq. /Ballkani.info/







